Nëse mjeku jep dritën e gjelbër për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, atëherë jeni në rregull.
Megjithatë, janë disa pozicione seksuale që nuk duhet t’i praktikoni, ngase rrezikojnë në abort, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, portali Parents ka kategorizuar pozicionet seksuale që duhet t’i praktikoni dhe ato që duhet shmangur.
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të parë
Pozicionet që duhet provuar: “Secila prej tyre mund të provohet gjatë tremujorit të parë.”, thotë Dr. Streicher obstetër-gjinekolog. Jeni të lira të luani me lodra seksi, të bëni akrobaci dhe të eksploroni të gjitha pozitat e tjera.
Pozicionet që duhet shmangur: Nuk ka!
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të dytë
Pozicionet që duhet provuar:
Ulur në karrige me mashkullin, me fytyrë përpara tij.
Në duar dhe gjunjë – ky version i “doggie style” lehtëson penetrimin e thellë.
“Luga mbrapsht” – Shtrihuni në anët tuaja, duke u përballur me njëri tjetrin.
Pozicionet që duhet t’i shmangni: Pasi që të jeni në javën e 20-të, pozicionet që iu shtyejnë të shtriheni në shpinën tuaj duhet t’i shmangni gjithnjë.
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të tretë
Pozicionet që duhet provuar:
Seks anësor, i cili nuk përfshin peshimin në bark.
Gruaja sipër, kur ju keni kontrollin
Hyrja e pasme – kur jeni duke u gjunjëzuar në shtrat, karrige os divan, ulur në prehrin e partnerit tuaj ose duke qëndruar në këmbë.
Ulur buzë një shtrati ose karrigeje me partnerin përballë juve.
Pozicionet që duhet shmangur:
Pozicionet që ofrojnë penetrim të thellë në përgjithësi, sipas Parents.com
Vërejtje: Seksi oral konsiderohet në rregull gjatë secilit tremujor, por partneri juaj asnjëherë nuk duhet të fryjë në vagjinën tuaj, pasi në raste të rralla mund të shkakton një embolizëm të rrezikshëm./Gazeta Shneta/