A mundet që dhimbja juaj e barkut në tremujorin e parë të sinjalizojë një shtatëzani ektopike?
Dhimbja e barkut mund të ngrejë ‘flamuj të kuq’ në të gjitha fazat e shtatëzanisë, shkruan FirstCryParenting. Por kur kjo simptomë shfaqet herët në tremujorin e parë, ajo mund të sinjalizojë një shtatzëni ektopike përcjell Gazeta Shneta.
“Një shtatëzani ektopike është një shtatëzani që ndodh kudo që nuk është brenda mitrës. Vendi më i zakonshëm është tubi fallopian, por rrallë herë mund të jetë në vende të tjera si vezore ose qafën e mitrës” thotë Dr. Tracy Anderson, gjinekolog në Kolorado.
Nëse nuk trajtohen, ato mund të rezultojnë në këputje të tubit fallopian, gjakderdhje të brendshme dhe vdekje të mundshme të nënës. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të njohësh shenjat dhe simptomat.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Fillimisht, ky lloj ektopik shkakton simptoma të shtatzanisë normale si butësi të gjirit, të përziera dhe një periudhë menstruale të humbur.
Por pas disa javësh, shumë gra me shtatzëni ektopike do të zhvillojnë gjakderdhje vaginale dhe dhimbje barku – megjithëse gjysma e shtatëzënive ektopike vijnë pa simptoma të pazakonta, thotë Dr. Anderson.
Shtatzënitë ektopike diagnostikohen në mënyrë tipike pas javës 6 deri në 8-të të shtatëzanisë, sipas Dr. Mark Levie, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë dhe shëndetit të grave.
Simptomat më të zakonshme të shtatzanisë ektopike janë gjakderdhja ose njollosja gjatë tremujorit të parë dhe dhimbja e barkut, sipas Dr. Levie.
Dhimbja zakonisht shfaqet në rajonin e poshtëm të barkut ose në legen – shpesh lokalizohet në njërën anë të trupit. /Gazeta Shneta/