Shtatëzënia është ndoshta periudha më shenjuese në jetën e një femre. Një jetë që lind jetë! Ajo është një periudhë e veçantë qoftë për ndryshimet fizike dhe hormonale që sjell.
Një ndër shenjat më dalluese të një shtatëzanie janë edhe të përzierat apo të vjellat. Shpeshherë njihen me emrin si të vjellat e mëngjesit, por ato shfaqen dhe në momente të tjera të ditës.
Të përzierat apo të vjellat gjatë shtatëzanisë kanë nxitur gjithmonë interpretime të ndryshme. Gjyshet tona i shihnin si shenjë e një shtatëzanie të mbarë apo si ogur që lajmëronte ardhjen në jetë të një djali. Por në gjuhën e shkencës nuk ka vend për këto besëtytni . Shpeshherë edhe mjekët janë të paqartë rreth origjinës të së vjellave gjatë shatëzanisë. Mendohet që janë pasojë e uljes së vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormonale dhe ndryshimeve në presionin e gjakut.
Ato prekin rreth 80% të femrave, sidomos në javët e para të shtatëzanisë deri në muajin e tretë. Kurse afro 5 % e femrave mund të kenë të përziera gjatë gjithë shtatëzanisë. Një përqindje shumë e ulët e nënave shtatëzëna,1 % e tyre , vuajnë nga hipernausea gravidike, që shoqërohet me të vjella të forta dhe mund të ndikojë në humbjen e embrionit.
Të vjellat dhe të përzierat e lodhin nënën jo vetëm psikologjikisht, por mbi të gjitha fizikisht. Por çfarë të bëni? Mësoni të ushqeheni në mënyrë sa më të shëndetshme. Duhet të evitoni pijet e gazuara apo lëngjet e tjera me barkun bosh. Mundohuni të konsumoni vakte të shpeshta gjatë ditës. Dietës tuaj nuk duhet t’i mungojnë : xhinxheri,mentja, çaji i kamomilit, finoku dhe kasatat natyrale të bëra në shtëpi.