Hulumtimet e reja kanë treguar se ushqimi i shpejtë mund të ndikojë në fertilitetin e një gruaje.
Një studim austrailian, i cili së fundmi u botua në “Human Reproduction”, ka pyetur 5598 gra për dietën e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo që ata gjetën ishte së gratë që konsumonin më pak fruta dhe frekuentonin më shpesh ushqimet e shpejta, duke i kategorizuar ato si ushqimet kryesore, kishin më pak gjasa të konceptoheshin brenda një viti.
Hulumtimi tregoi se në krahasim me gratë që hanin fruta tre ose më shumë herë në ditë në muajin para konceptimit, gratë që hanin fruta më pak se një deri tre herë në muaj u nevojitej gjysmë muaj më shumë për t’u mbetur shtatzënë.
Kur studiuesit shikuan ndikimin e dietës në infertilitet, ata gjetën se në gratë që konsumonin pak fruta, rreziku i infertilitetit u rrit nga tetë për qind në 12 për qind, dhe në ato që konsumuan ushqim të shpejtë katër ose më shumë herë në javë, rreziku i infertilitetit u rrit nga tetë për qind në 16 për qind./Gazeta Shneta/