Ekspertët e ushqimit kanë ardhur në përfundim se ushqyerja e balancuar që përmbanë 13 vitmaniat esencial, do të ndihmojë të mirëmbani flokët tuaja.
Vitaminat esenciale janë A, C, D, E, K dhe grupi i B-complex. Në këtë shkrim do të njoftoheni me rëndësinë e tyre!
Vitamina D
Kjo vitaminë mbanë eshtrat dhe lëkurën të shëndetshmë, dhe sipas studimeve të fundit ndihmon edhe në rritjen e flokëve. Studimi i publikuar në Stem Cells Translational Medicine, konkludon se vitamina në fjalë ndihmonë në krijimin e folikulave të reja, ose ndryshe, hapen pore të reja në të cilat rriten çimet e reja të flokëve.
Pra, vitamina D, shpeshton, i rritë, dhe nuk i lejon të biejn.
Këtë vitaminë e gjeni në:
Peshk
Kërpurdha
Grurë
Lëng portokalli origjinal
Qumësht me pak yndyrë.
Vitamina B
Ky grup i vitaminave janë të rëndësishme për rregullimin e metabolizmit dhe mirëmbajtjen sistemin qendror nervor.Prandaj, për shkak të rregullimit të këtij sistemi, dhe qarkullimit të mirëfilltë të gjakut, vitaminat ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshme flokët dhe lëkurën.
Këtë grup vitaminash e gjeni në:
Perime si lulelakër, karota, dhe sallatë të gjelbërt
Mishi i viçit
Vezë
Arra
Avokado.
Vitamina E
Vitamina E është e njohur për një kohë shumë të gjatë për aftësinë e saj për përmirësimin e lëkurës dhe flokëve. Antioksidantët potent, të cilat gjenden në vitaminën E, ndër të tjera, ndikojnë më së shumti në skalp, duke kontribuar më së shumti në të.
Vitamina E mund të blihet në formë të kapsulave apo në formë të lëngshme. është shumë e thjeshtë të fusni këtë vitaminë në dietën tuaj, duke u ushqyer me
Drithëra
Spinaq
Badem.
Ndryshe, diçka tjetër që duhet të mbani mend është të mos përdorni më gjel për flokë, të mos i thani, dhe t’i krihni flokët sa janë të ende të lagura.
Zbriteni stresin tuaj duke ushtruarr nga 30 minuta në ditë, të paktën.
Pini 6 deri në 8 gota ujë çdo ditë. /Gazeta Shneta/