Nëse keni ngelur shtatzënë dhe mendoni se si do duken flokët e fëmijës, apo tashmë keni sjellë në jetë beben tuaj dhe e prisnit me më shumë apo më pak flokë, atëherë duhet patjetër të shuani kuriozitetin tuaj.
Të gjitha bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë qimesh, e cila ka gjasë të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzënisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të placentës shkakton rënien e flokëve.
Gjatë muajit të 6-7 të shtatzënisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzënisë, dhe që zhduket në muajin e 8.
Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat. Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie së të gjithë flokut (alopeci fronto-parietale), por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë atje dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim./ikub/