Ekspertët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për t’iu përgjigjur pyetjes që bën thuajse çdo prind: Si mund të qetësoj fëmijën? Çfarë muzike pëlqejnë bebet?
Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve, dhe Lauren Stewart, psikologe muzikore, kanë analizuar të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave, për të gjetur “këngën që i bën fëmijët të lumtur”.
Pas një kërkimi shkencor afatgjatë, Imogen Heap, këngëtare dhe kompozitore (dy herë fituese e çmimeve Grammy) kompozoi këngën e mëposhtme, duke ndjekur disa rregulla: duhet të jetë e thjeshtë dhe me fjalë përsëritëse, dhe të ketë një sërë dinamikash që të tërheqin vëmendjen e foshnjës.
Kënga duhet të kishte gjithashtu një temp të lartë, sipas rrahjeve të zemrës së foshnjave, të cilat janë më të shpejta se tek të rriturit.
Në këngë janë përfshirë edhe disa belbëzime të foshnjave.