Për të gjitha gratë shtatzëna, është zbuluar periudha më e rrezikshme për të lindur.
Ata thonë më tej se kjo mund të ndodhë për shkak të lodhjes së osbtetërve, të cilët mund të humbasin sinjalet e vogla shqetësuese që mund të ndodhin.
“Janë bërë shumë studimet lidhur me kohën e lindjes, por askush nuk e kishte vërejtur më parë nëse ka një lidhje me lodhjen e doktorëve”, thotë autori kryesor James Scott. Ai thotë se në orën e nëntë, rreziku i humbjes së gjakut të nënës shkon në 1.5 litra, pra rritet me 30%.
Ndërsa pehashi arterial, i njohur dhe si një shënues i shqetësimeve foshnjore, ka rrezik që gjatë kësaj kohe të bjerë në 7.1. Normalisht, për një fëmijë të shëndetshëm, pehashi duhet të jetë mes 7.3 dhe 7.4.
Për këtë studim u studiuan 24.506 lindje të paplanifikuara në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2008 dhe 2013.Të gjithë obstetërit monitoruan punonjësit që asistonin në të njëjtën lindje dhe që punonin kryesisht me turne 12 orëshe për pesë vjet./Top Channel/


