Periudha e shtatzënisë është prej momenteve më të bukura, por gjithsesi edhe me shumë përgjegjësi.
Kjo për shkak se nëna duhet të përkujdeset jo vetëm për veten por edhe për ‘’njeriun e vogël’’ që gjendet brenda saj.
Studiuesit kanë studiuar bebet e porsalindura që ato menjëherë pas lindjes, arrijnë ta njohin zërin e nënës së vet.
Çdo nënë e re mund të ju tregojë se bebja reagon në mënyrën më të mirë ndaj zërit të nënës, kur ajo flet, transmeton Gazeta Shneta.
Disa fëmijë madje kanë prirjen të bëjnë zhurmë sikur që bëjnë tifozët apo makina larëse, kjo për shkak të asaj që kanë dëgjuar në bark.
Është mahnitëse kur e mendon që bebet në fakt e njohin zërin e nënës së tyre edhe para se të lindin.
Një studim i realizuar në Universitetin e Paqësorit në Tacoma të Uashingtonit, zbuloi se foshnjat në mënyrë aktive dëgjonin zërin e nënës së tyre gjatë dhjetë ditëve të fundit të shtatzënisë.
Pastaj ata në lindje mund të bëjnë dallimin e tingujve në gjuhën amtare dhe gjuhës së huaj.
Kjo tregon se nënat definitivisht janë mësueset e para të fëmijëve./Gazeta Shneta/