Metodat e përzgjedhjes seksuale të teknologjisë më të lartë kanë nxitur një debat të nxehtë në bashkësinë mjekësore.
Disa mjekë mendojnë se është një mënyrë e shkëlqyeshme për të balancuar familjet, ndërsa të tjerë mendojnë se po shkojmë drejt një rruge të rrezikshme, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Nuk mund të mbështes shkatërrimin e embrioneve normale njerëzore, sepse ata kanë gjininë e gabuar’’, thotë Mark Sauer, nga Universiteti i Kolumbias.
Ndërsa, Shoqëria Amerikane për Mjekësi Riprodhuese thotë se përzgjedhja e seksit nuk duhet të dënohet dhe nuk favorizon ta bëjë atë të paligjshëm.
Sa i përket tregimeve të ndryshme se gjatë pozicionit të misionarit keni mundësi më shumë për vajzë, apo nëse hani më shumë çokolata mund të keni një djalë, këto nuk janë të vërtetuara akoma shkencërisht.
Prandaj, përzgjedhja e gjinisë së foshnjës është teknikisht e mundur por megjithatë mbeten në diskutim nëse mund t’i lejojmë apo jo./Gazeta Shneta/