Meshkujt me një variant të veçantë në kromozomin Y kanë një rrezik në rritje prej 50 % të sëmundjes së arterieve koronare (CAD) krahasuar me meshkujt pa këtë variant, në bazë të një studimi.
Rreziku ndodh në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë rrezikues kardiovaskularë, përfshirë këtu presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, moshën, indeksin e masës trupore, diabetin, duhanin, konsumin e alkoolit, statusin social-ekonomik ose qarkullimin e proteinave C-reaktive – që shkaktojnë inflamacion.
Kjo do të thotë se meshkujt me këtë variant kanë një rrezik të lartë të sëmundjes së arteries koronare, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikut.
Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune.
“Do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? A ka patur babai atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? Të dyja sekset kanë rëndësi në trashëgiminë e sëmundjes së arterieve koronare”, konkludoi Dr. Virginia Miller nga Klinika Mayo./ ”Bota.al”