Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo listë e ushqimeve të ndaluara, tregon se shtatzënia nuk është aspak e lehtë

Këshilla për shtatzëna 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia mund të jetë momenti më i gëzuar për nënën dhe babain, por megjithatë kjo periudhë ka edhe sfidat dhe vështirësitë e veta.

Kjo për arsye se duhet bërë gjithçka për të mirën e shëndetit të fëmijës, i cili tanimë po rritet në barkun e nënës.

Për këtë arsye nënës së re i duhet një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe sa më i pasur në vitamina, proteina, minerale, fibra dhe elementë të tjerë ushqyes.

Në mendësinë popullore femra shtatzënë mund dhe duhet të hajë gjithçka. Kjo është shumë e gabuar pasi të ngrënët pakufi nuk nënkupton domodoshmërisht shëndet më të mirë. Në listën e mëposhtme do të gjeni një listë më ushqimet e ndaluara gjatë shtatzënisë.

Mishi i pabërë: Shmangni kategorikisht mishin e pagatuar gjatë shtatzënisë pasi ai rrit mundësinë e prekjes nga toksoplasmosa, një infeksion i krijuar nga paraziti me të njëjtin emër.

Djathërat e butë dhe gjysmë të butë: Kërkojmë ndjesë nëna, por gjatë kësaj faze nuk mund të konsumoni djathë Gorgonzola dhe Camembert pasi rrezikoni të prekeni nga listerioza.

Qumështi jo pasterizuar: Qumështi është shumë i rëndësishëm në regjimin e një gruaje shtatzënë, por vetëm ai i pasterizuar. Qumështi i papasterizuar përmban agjentë patogjenë të dëmshëm.

Vezët e gjalla: Shmangni konsumin e vezëve të gjalla pasi e bardha e vezës përmban avidinë, një substancë që pengon përhtithjen e vitaminës H.

Pijet alkolike: E dimë që ju tundon një gëllënjkë verë ose një kokteil me alkolin tuaj të preferuar, por duhet të prisni deri në fund të nëntë-mujorit. Konsumi i pijeve alkoolike mund të dëmtojë zhvillimin fizik të fetusit.

Coca- Cola: Coca-Cola nuk është e ndaluar plotësisht, por do të ishte mirë nëse e konsumoni në mënyrë të limituar pasi përmban ëmbëltues artificialë të pashëndetshëm.

Konservat me ton dhe peshk shpat: Mjekët nutricionistë dhe gjinekologë ndalojnë konsumin këtyre peshqve pasi kanë sasi të larta mërkuri.

Peshku i tymosur: Duhet ta evitoni këtë lloj peshku pasi përmban Listeria monocytogenes, një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin e nënës dhe fetusit. /Living

Artikulli paraprakKomplikimet që ndodhin nëse ju shfaqet anemia gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A i dini pesë paralajmërimet e shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.