Kjo lule pastron ajrin në banesën tuaj

2017-05-04 në ora 09:17

Nuk keni pse të shpenzoni para për të blerë pajisje të shtrenjta për të filtruar ajrin në shtëpi pasi ka disa lule të cilat e kryejnë shumë mirë këtë shërbim.

Një nga bimët që të gjithë mund ta kemi në shtëpi dhe që meriton të quhet fabrika e oksigjenit është Aloe Vera.

Kjo bimë ka veti kurative të mrekullueshme në kozmetikë por na ndihmon që të kemi dhe ajër të freskët në shtëpitë tona, transmeton gazetametro.net. Aloe Vera, është shumë e lehtë për tu mirëmbajtur dhe i heq të gjitha kimikatet e dëmshme.

Ajo e pastron ajrin duke e absorbuar dioksidin e karbonit, monoksidin e karbonit dhe formaldeidet.