Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo qendër mund të ndikojë në mbarëvajtjen e ciklit menstrual tek femrat

Femina 24/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hipotalamusi është përgjegjës për prodhimin e hormonit që shkakton fillimin e ciklit tuaj menstrual.

Mes tjerash, hipotalamusi kontrollon dhe koordinon pjesën më të madhe të funksioneve të pavullnetshme të trupit tuaj si rregullimi i temperaturës, uria, etja, gjumi dhe disponimi, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Duke vepruar si përgjigjje e inputeve nga truri dhe qendrave të tjera prodhuese të hormoneve në trup, hipotalamusi rregullon ekuilibrin e brendshëm të trupit ose homeostazën.

Një funksion tjetër i rëndësishëm i hipotalamusit është rregullimi i gjëndrës së hipofizës.

Hipotalamusi prodhon substanca të quajtura hormonet çliruese që aktivizojnë gjëndrën e hipofizës për të stimuluar pjesë të tjera prodhuese të hormoneve të trupit tuaj si tiroide dhe vezore.

Duke kontrolluar lëshimin e këtyre hormoneve, hipotalamusi gjithashtu është i përfshirë direkt në metabolizmin tuaj, dhe natyrisht ciklin tuaj menstrual.

Meqenëse hipotalamusi është panel kontrolli i ciklit tuaj menstrual, kushte të caktuara që prishin ekuilibrin e trupit dhe ndërhyjnë në funksionimin e shëndetshëm të hipotalamusit gjithashtu mund të ndërhyjnë në ciklin tuaj menstrual.

Kur lëshimi i gondadotropinës nuk ndodh në mënyrë normale, hormonet folikulostimulues dhe lutnenizues nuk prodhohen siç duhet nga gjëndra e hipofizës.

Pa stimulim nga këto hormone, vezoret nuk prodhojnë estrogjen dhe progesteron dhe ovulacioni nuk ndodhë. Pa ovulim, nuk ka menstruacione.

Kur ju mungon periudha juaj sepse hipotalamusi nuk po funksionon normalisht ky proces njihet si amenorrhea hipotalamike.

Shkaqet e zakonshme të amenorrea hipotalamike përfshijnë: stresi psikologjik dhe ai fiziologjik, sëmundjet kronike, ushtrimi i tepërt ose dhe humbje e tepërt e peshës. /Gazeta Shneta /

 

 

Artikulli paraprakShkaqet që dërgojnë në defektet e lindjes së fëmijës, infeksionet gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Ndryshimet e trupit të nënës pas procesit të shtatzënisë, ekspertët e fushës japin mendime

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.