Me rritjen e rasteve të koronavirusit në shumë pjesë të vendit, është thelbësore të dëgjoni se çfarë mund të përpiqet t’ju tregojë trupi juaj, veçanërisht ato shenja të vogla sinjalizuese që mund të keni për Covid-19.
“Ka pasur një spektër kaq të madh të ashpërsisë së sëmundjes,” vëren Dr. Thomas Russo, shefi i katedrës së sëmundjes infektive në Universitetin në Buffalo përcjell Gazeta Shneta.
“Në një ekstrem është grupi asimptomatik dhe në ekstremin tjetër janë ata njerëz që përfundojnë në spital në njësitë e kujdesit kritik” u shpreh ai.
Sigurisht, shumë njerëz bien diku në mes, duke përjetuar simptoma delikate që jo domosdoshmërisht i shoqëroni me koronavirusin.
Pra, cila është simptoma e fshehur e Covidit që ka shumë të ngjarë të humbasësh? Fatkeqësisht, është një që të gjithë e kemi herë pas here: dhe kjo është lodhja.
“Thuaj që u zgjove një ditë, kishe pak dhimbje koke, pak fyt gërvishtës. Ishe poashtu pak i lodhur, nuk e mendove shumë”, thotë Dr. Russo. “Keni menduar se mbase ishte ndonjë alergji sezonale. Apo ndoshta keni qenë duke festuar një natë më parë dhe keni menduar se mbase jeni vetëm në një gjendje të mbingarkuar me ushqim e gjëra shoqëruese.
Por, nëse fyti dhe dhimbja juaj e kokës përmirësohen gjatë ditëve të ardhshme, ju mund të keni supozuar se nuk ishte asgjë, edhe nëse kjo ndjenjë e lodhjes vazhdon. Në të vërtetë, megjithatë, ju mund të ishit infektuar me Covid-19.
“Simptoma jo specifike, alergji, ose ndoshta aktivitete rekreative si alkooli ose diçka tjetër, mund të maskojnë nëse ishte vërtet gjendja me Covid apo jo,” thotë Dr.Russo.
“Pak lodhje mund të gabohet për diçka tjetër dhe ju nuk do e mendonit shumë këtë gjendje”.
Në një studim të ri gjatë muajit korrik nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), studiuesit zbuluan se 69 për qind e pacientëve me COVID-19 përjetojnë lodhje, duke e bërë atë një nga simptomat më të zakonshme të koronavirusit. /Gazeta Shneta/