Jeta e Andës së vogël dhe e gjithë familjes së saj ndryshoj në atë çast kur ajo u diagnostifikua me një shkallë të lartë të kancerit, por kjo kohë duket se i ka bërë atë më të fortë dhe më të bashkuar.
“Addy u zgjua dhe ajo nuk mund të ecte, dhe ajo erdhi e mavijosur”, kujton Krisna nëna e Andës.
Familja u përball me lajmin shkatërrues se Anda kishte një formë agresive të kancerit të fëmijërisë.
Babai i Andës, James tha se asgjë nuk mund t’ju përgatisë për të dëgjuar një doktor të thotë: “Vajza juaj ka kancer, ndërsa kanceri është në fazën e 4 i njohur si Neuroblastoma dhe është përhapur në të gjithë trupin e saj”.
“Në atë moment, ishte sikur gjithë bota jonë të mos lëvizte dhe zemrat tona po dilnin nga vendi dhe nuk kishte asgjë që mund të bënim për ta ndaluar atë”, tha Kristen, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Duke pasur parasysh se sa Addy i donë shumë vëllezërit e saj, nuk ishte çudi që dëshira e saj më e madhe ishte të qëndronin të gjithë të bashkuar si një familje. Dëshira e madhe e Andës ishte për një ‘Trailer Camper’ kështu që familja mund të shkonte në kamping. Ata kishin kursyer të holla kur Anda u diagnostikua për herë të parë, por financiarisht ishte shumë e vështirë.
Tani në sajë të mbështetësve të Starlight, dëshira i është plotësuar familjes një kohë shumë të nevojshme që të qëndronin së bashku.
“Është bërë një mënyrë e mrekullueshme për ne që të bëjmë diçka që ne të gjithë e duam dhe që i bën fëmijët tanë kaq të lumtur për këtë, ne nuk do të ishim në gjendje të shkonim në mes të trajtimeve të Andës”, tha James.
Dhe pjesa më e mirë për Andën? “Më duhet të kaloj kohë me vëllezërit e mi dhe mamanë dhe babin dhe të argëtohem larg shtëpisë. Dhe unë e dua edhe një zjarr kampi”. ajo tha.
Starlight ka ndihmuar familjen të ketë disa momente të ndritshme gjatë kohëve shumë të errëta. /Gazeta Shneta/