Gjidhënia nuk është e lehtë. Por as momenti kur duhet të ndalosh ushqimin me qumësht gjiri për fëmijën nuk është i lehtë.
Për këtë arsye kjo foto e një nëne braziliane është shpërndarë me mijëra herë në rrjetë sociale, transmeton GazetaShneta.
Maya Vorderstrasse dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur të incizojnë një nga momentet më të bukura të jetës së tyre, gjidhënien e fundit të vajzës së tyre, përcjellë Motherly.
Dhe nuk është vetëm fuqia e këtij imazhi ajo që ka bërë për vete shikuesit, por edhe mbishkrimi që I është vënë: “Hera e parë dhe e hera e fundit kur kam ushqyer fëmijën me gji”.
Mbishkrimi vazhdon kështu:
Nuk e dija se një person mund të dihet aq krenar dhe i thyer në të njejtën kohë, tani jam hormonale, e emocionuar dhe e dërrmuar mentalisht.
Ngritja e dorës nga unë në këtë foto ka qenë një moment tejet i vështirë për mua sepse nuk mundja t’i ndalja lotët: kjo fotografi do të thotë se unë nuk do të ushqej me qumësht gjiri kurrë më vajzën time. Jam në gjidhënie për një kohë kaq të gjatë sa që kam harruar se çfarë do të thotë të mos ushqesh me gji më.
Shihja edhe burrin tim pas kamerës që po qante siç nuk ka qarë asnjëherë më parë. Unë kam qenë siguria e saj, vendsi i saj i sigurt dhe shpresoj që ende të më konsiderojë të tillë.
…përmes kësaj faze të pjekurisë, ajo jo vetëm që do të bëhet më e pavarur por edhe unë do të shijoj pushimin e shumëpritur. Kur ajo po pinte pikat e fundit, i thash burrit tim “Bëra më të mirën”. Ai më përqafoi dhe mu përgjegj duke më thëë se “kam bërë më të mirën e mundshme sepse kisha thënë gjithçka nga vetja ime”.
Ky është një postim tejet i ndjeshëm që tregon qartësisht udhëtimin emocional dhe mental që çdo nënë e përjeton pasi të bëhet më fëmijë./GazetaShneta/