Vitamina C njihet për vetitë antioksiduese të saj, që mbrojnë lëkurën nga dëmet mjedisore dhe parandalojnë plakjen e parakohshme tek femrat.
Jo të gjitha produktet kozmetike që përmbajnë vitaminën C kanë të njëjtin efekt.
Kush duhet ta përdorë vitaminën C?
Mosha ideale do të ishte që në fillimet e të 20-ave, megjithatë të gjitha mosha mund të përfitojnë nga përdorimi i produkteve kozmetike që e përmbajnë këtë vitaminë. Mund ta përdorni në mëngjes pasi të pastroni fytyrën, pastaj vendosni një krem mbrojtës kundra diellit për lëkurën.
Nëse doni të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave apo shenjave të tjera në lëkurë, filloni të përdorni produkte të pasura me vitaminë C./Shendeti.com.al/