Qëndrimi i shëndetshëm në sezonin e ftohtë të dimërit dhe gripit është gjithmonë i rëndësishëm, kur përkon me një pandemi globale, dhe kjo situatë nuk ka qenë asnjëherë më kritike. Pra, kur është koha optimale për të marr një vaksinë kundër gripi këtë vit?
Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, thuhet se shtatori ose tetori është koha më e mirë për të marrë një vaksinë kundër gripit përcjell Gazeta Shneta.
“Ne gjithmonë rekomandojmë që të merret një vaksinë kundër gripit më herët qysh në shtator, ose tetor. Kjo për shkak se sezoni i gripit vjen në tetor. Nuk ka asnjë datë të saktë, kur ju mund të merrni një ftohje”, tha për New York Post, Dr. Michael Richardson.
“Gripi arrin kulmin midis muajve dhjetor dhe shkurt, gjithashtu mund të zgjasë deri në maj, zakonisht fillon të zbutet rreth muajit mars”.
Sezoni i gripit të vitit të kaluar rezultoi në 35 milion raste dhe mbi 34,000 vdekje, sipas vlerësimeve të CDC, dhe numra të ngjashëm në muajt e ardhshëm ka të ngjarë të komplikojnë luftën kundër Covid-19.
Në një intervistë të 20 gushtit të realizuar nga revista JAMA, drejtori i CDC-së, Dr. Robert R. Redfield, ndau shqetësime të mëdha rreth asaj se si infeksionet Covid-19 dhe gripi mund të rriten në të njëjtën kohë, dhe se së bashku ato mund të mbingarkojnë sistemet e kujdesit shëndetësor gjatë këtij dimëri.
“Frika më e madhe që kam sigurisht, me Covid dhe grip në të njëjtën kohë është se kapaciteti ynë spitalor mund të tensionohet”, përfundoi Dr. Redfield. /Gazeta Shneta/