Fëmijët që kanë një rutinë të rregullt të gjumit dhe kohën e kufizuar të ekranit janë në rrezik më të ulët për të qenë obez, sugjeron hulumtimi.
Ata gjithashtu mund të jenë më të mirë në rregullimin e emocionit të tyre në këtë rast, se sa fëmijët me orar të çrregulltq shikojnë shumë TV apo kanë përdorim të tepruar të telefonave shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Shikimi i tepërt i televizorit, përdorimi i pajisjeve të tjera të ekranit dhe gjumi i pamjaftueshëm kanë qenë prej kohësh të lidhura me obezitetin tek të rriturit.
Tani ky studim i tanishëm ofron një pasqyrë të re mbi mënyrën se si këto zakone mund të transmetohen tek fëmijët.
Studimi gjithashtu lidh rregullimin e emocioneve me obezitetin tek të rinjtë.
Studimi nuk ishte një eksperiment i kontrolluar, por gjetjet ende nxjerrin në pah përfitimet shëndetësore me rregullimet e orarit të gjumit, thonë studiuesit./Gazeta Shneta/