Pothuajse çdo vendim që duhet të merrni për ushqyerjen tuaj kur jeni shtatzënë duket se është i vështirë. E pjesë e kësaj hyjnë edhe suplementet.
Por, për këtë të fundit disa suplemente, si acidi folik, rekomandohen shpesh gjatë shtatzënisë dhe përfshihen në vitaminat para lindjes shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Por, a mund ta përdorni edhe kolagjenin gjatë shtatzënisë suaj?
Suplementet e tjera dietike nuk janë të lejuara për siguri nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
FDA i paralajmëron gratë që të marrin udhëzime nën mbikëqyrjen e mjekun tuaj personal.
Kolagjeni është një proteinë e cila mban lëkurën tuaj në formë.
“Njerëzit shpesh marrin suplemente kolagjeni për të ndihmuar ripërditësimin e flokëve, lëkurën dhe thonjtë e tyre,” thotë Sarah Yamaguchi, MD.
Ndërkohë që, shpesh gratë e përdorin kolagjenin si një faktor që ndihmon në parandalimin e strijave, këto shtesa nuk janë të vërtetuar të jenë të dobishme në shtatzëni.
Ajo e cila rekomandohet tashmë është të ndiqen udhëzimet nga FDA. /Gazeta Shneta/