Ashpërsia e COVID-19 ka qenë e lidhur me faktorët e rrezikut kardiovaskular, siç janë mbipesha, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë.
Anomalitë e nivelit të kolesterolit siç janë nivelet jashtëzakonisht të ulëta ose të larta të lipoproteinave me dendësi të ulët (LDL) dhe nivelet e ngritura të triglicerideve rrisin shkallën e vdekshmërisë në ata me infeksion COVID-19, por hulumtimi mbi lidhjen shkakësore midis të dy parametrave po vazhdon ende shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Rrezik i lartë i kolesterolit dhe COVID-19
Kërkimet e fundit kanë treguar se individët me indeks të lartë të masës trupore (BMI), një shenjë e mbipeshes dhe nivelit të lartë të LDL me kolesterol – i njohur gjithashtu si kolesterol i “keq” – janë në një rrezik në rritje për të marrë COVID-19, por lidhja shkakësore midis të dy parametrave është e panjohur.
Ndër të tjera, hulumtimet për COVID-19 po zhvillohet me shpejtësi dhe po mësohet më shumë për lidhjet midis niveleve të larta të kolesterolit dhe rrezikut të COVID-19.
Shkencëtarët teorizojnë se LDL kontribuon në vaskulopatinë – ose anomalitë e enëve të gjakut në pacientët me COVID-19.
Virusi e bën këtë duke pushtuar qelizat endoteliale dhe duke shkaktuar dëmtime, për të sjell një reagim inflamator që çon në mpiksjen e përhapur të gjakut të quajtur koagulopati.
Pastaj, këto qeliza endoteliale brenda pllakave aterosklerotike janë më të prekshme ndaj një sulmi nga COVID-19 ose stuhive inflamatore, duke shkaktuar një këputje të pllakave dhe një rrezik të lartë të zhvillimit të koagulopatisë në pacientët me parakushte kardiovaskulare shoqëruese.
Kolesteroli i lartë, pra është një kontribues i rëndësishëm në dëmtimin e enëve të gjakut që mund të çojë në arterosklerozë.
Nëse keni COVID-19 ose kolesterol të lartë ju jeni në rrezik të lartë të komplikimeve kardiovaskulare, por kur të dy janë të pranishëm në të njëjtën kohë ju jeni veçanërisht në rrezik të lartë të përjetimit si: mpiksjet e gjakut, atak në zemer dhe goditje në tru.
Nëse tashmë jeni duke marrë barna për uljen e kolesterolit si statina, duhet të vazhdoni ta bëni derisa të këshillohet ndryshe nga një zyrtar i kujdesit shëndetësor edhe nëse diagnostikoheni si COVID-19 pozitiv.
Poashtu, nëse kohët e fundit jeni diagnostikuar me nivele të larta të kolesterolit, mjeku juaj mund të rekomandojë uljen e niveleve të LDL duke përdorur statina, barna për uljen e kolesterolit, për të zvogëluar shkallën e dëmtimit të enëve të gjakut nga sulmi COVID-19.
Në pacientët me rrezik të lartë që kanë sëmundje të rëndë COVID-19, terapia me statina mund të fillohet për të parandaluar ndërlikimet kardiovaskulare kërcënuese për jetën.
Për t’u theksuar, disa statina mund të shkaktojnë efekte anësore të rënda siç janë dhimbjet e muskujve dhe dëmtimi i mëlçisë.
Nëse jeni duke përjetuar simptoma të muskujve të shoqëruara nga statina, informoni një profesionist të kujdesit shëndetësor pasi terapia me statina mund të ketë nevojë të ndërpritet nëse simptomat e muskujve të skeletit dhe enzimat e ngritura të mëlçisë vazhdojnë. /Gazeta Shneta/