Shumë pacientë me COVID-19 shfaqin një gamë të gjerë të simptomave neurologjike.
Disa mjekë besojnë se këto simptoma po shfaqen tek pacientët që përjetojnë hipoksi, një gjendje që ndodh kur një rajon i trupit është i privuar nga oksigjeni shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse këto simptoma do të vazhdojnë me efekte afatgjata.
Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë më shumë rreth COVID-19 dhe efekteve negative në trup, studiuesit tani po shikojnë nga afër ndikimin e virusit në sistemin nervor.
Një studim i ri i botuar këtë muaj në ‘Annals of Clinical and Translational Neurology’ prezentoi një gamë të gjerë të simptomave neurologjike tek pacientët COVID-19 dhe zbuloi se “provat e ashpërsisë dhe qëndrueshmërisë së tyre po rriten.”
Studimi thekson frekuencën e lartë dhe një varg manifestimesh neurologjike, “të cilat ndodhën në më shumë se katër të pestat e pacientëve me COVID-19 të shtruar në sistemin tonë të rrjetit spitalor”, shkruan autorët.
Studiuesit e përfshirë në këtë studim analizuan grafikët e më shumë se 500 pacientëve të shtruar në spital COVID-19 brenda sistemit shëndetësor në Northwestern në Illinois.
– 32% përjetuan encefalopati – ose dëmtim të trurit dhe mosfunksionim;
– 30% përjetuan marramendje;
– 45% kanë dhimbje të muskujve;
– 38% përjetuan dhimbje koke;
– 16% nuk kishin ndjenjën e shijes;
– 11% raportuan humbje e nuhatjes;
“Sa më i rëndë të jetë infeksioni COVID-19, aq më shumë ka të ngjarë që personi të përjetojë simptoma neurologjike”, thotë Dr. Mahesh Jayaram nga departameni i psikiatrisë në Universitetin e Melburnit.
“Mosha, hipertensioni, diabeti, mbipesha dhe gjendje të tjera para-ekzistuese mjekësore mendohet se janë të gjithë faktorë rreziku për infeksione më të rënda” tha Dr. Jayaram. /Gazeta Shneta/