Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komandanti i zjarrfikësve: Objekti i djegur nuk kishte masa për mbrojtje nga zjarri

Lajme 05/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot në mëngjes depoja e barnave “Koslabor” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kurse shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

Shefi i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka shtuar se pjesa mbrapa objektit ka qenë e përfshirë nga zjarri dhe gjasat ishin të vogla që të parandalohej, por synimi i zjarrfikësve ishte që të mos lihet zjarri të përhapet në dy objektet përreth saj.

Ai theksoi se fabrika nuk ka pasur masa për mbrojtje nga zjarri.

“Rreth orës 09:54 jemi informuar për zjarrin. Ka edhe pajisje mjekësore për të cilat ne nuk e dimë çfarë lënde është djegëse apo jo. Kur kemi ardhur, krejt pjesa mbrapa ka qenë e përfshime nga zjarri, faza e zhvillimit ishte tepër e lartë dhe gjasat shumë të vogla për të parandaluar zjarrin. E gjithë puna është bërë që të mos të lihet zjarri të përhapet në dy objektet përrteth saj. Siç po shihet, fare nuk ka masa për mbrojtje nga zjarri”, ka shtuar Gashi.

Në vendngjarje janë zjarrëfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Artikulli paraprakStudimi zbulon se si sëmundjet kronike të mushkërive ndikojnë në sistemin imunitar të fëmijëve
Artikulli i rradhës Pse nuk i përmbahemi ushtrimeve të fizioterapisë në shtëpi?

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.