Prodhuesit e vaksinave COVID-19 po përpiqen të gjejnë mënyra për të modifikuar ose riformuluar vaksinat e tyre për të mbrojtur shëndetin e njerëzve kundër variantit të sapoidentifikuar, Omicron.
Aktualisht, ende nuk ka të dhëna sesi vaksinat aktuale të Covid do të qëndrojnë kundër variantit të ri, Omicron shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Omicron, i klasifikuar si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka rreth 50 mutacione dhe mund të jetë më infektues se varianti Delta.
Kompanitë Pfizer dhe Moderna janë duke testuar nëse vaksinat aktuale nxisin imunitet të mjaftueshëm kundër Omicron për të parandaluar hospitalizimin dhe numrin e viktimave.
Të dyja kompanitë po përgatiten për të zhvilluar një vaksinë të re të përshtatur për mutacionet unike të Omicron nëse është e nevojshme.
Themeluesi i Pfizer, Albert Bourla, tha se kompania mund të zhvillojë një vaksinë të riformuluar për variantin Omicron brenda gjashtë javësh dhe të shpërndajë grupet fillestare në 100 ditë.
Bollinger tha se kjo kthesë është “jashtëzakonisht e shpejtë“, falë përparimeve në zhvillimin e vaksinave gjatë disa dekadave të fundit dhe investimeve në kërkime në dy vitet e fundit.
Për të inicuar këtë, do të duhen të paktën dy javë për të mbledhur më shumë informacion se si Omicron krahasohet me variantet e tjera për sa i përket transmetueshmërisë.
Ndërsa, studiuesit po mësojnë më shumë për Omicron, vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët./Gazeta Shneta/