Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komplikime të zakonshme të shtatzënisë, mësoni çfarë mund t’ju presë edhe juve

Këshilla për shtatzëna 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtu kemi shpalosur hulumtimet dhe intervistimet e nënave të cilat kanë pasur në veçanti ndonjë problem gjatë shtatzënisë e që e ka përcjellë deri në fundin e saj. Poashtu, këto komplikimet bëhen të menaxhueshme kur jemi në njohurinë e asaj se çfarë na pret në fund të kësaj sfide.

Diabeti gestacional

Ashtu si llojet e tjera të diabetit, diabeti gestacional karakterizohet nga nivelet e glukozës në rritje dhe prodhimin e pamjaftueshëm të insulinës.

Nivelet e sheqerit në gjak bëhen shumë të larta, duke vënë në rrezik nënat dhe foshnjen për probleme shëndetësore, shkruan pnmag.com, transmeton Gazeta Shneta.

Përfaqësuesit e kujdesit shëndetësor për gratë të cilat janë të predisponueshme për një gjë të tillë ofrojnë teste përcjellëse për nivelet e glukozës gjatë tre mujorit të parë të shtatzënisë dhe nëse kemi glukozë në rritje atëhere ju mund të diagnostifikoheni me diabet gestacional.

Trajtimi, këtu përfshin një plan të rregulluar me vakte ushqimore dhe ushtrime të rregullta.

Poashtu do ju kërkohet që të masni nivelin e glukozës cdo ditë me anë të gishtërinjëve tuaj.

Ju mund të keni nevojë të jepni vetë injeksione të insulinës dhe mund të kërkoni ilaçe për rregullimin e sheqerit tuaj në gjak, transmeton Gazeta Shneta.

Preklampsia

Duke prekur rreth 1 nga 20 gratë shtatzëna, preklampsia është e zakonshme, por gjithashtu serioze. Kjo ka të bëjë me qarkullimin e kufizuar të gjakut, i cili mund të rrezikojë nënën dhe fëmijën.

Preklampsia ka më shumë gjasa të prekë gratë që e kanë pasur në të kaluarën këtë sëmundje ose që kanë të afërm të ngushtë që e kanë pasur atë.

Gratë që janë të trasha, ose që vuajnë nga kushtet e tjera mjekësore (duke përfshirë hipertensionin), ose gratë në moshë më të re se 20 vjet ose më të vjetër se 40 vjet.

Kur ofruesi shëndetësor kryen shërbime si matja e tensionit tuaj të gjakut dhe marrja e një mostër të urinës në çdo takim, një nga gjërat që ata janë duke kontrolluar është preklampsia.

Presioni i lartë i gjakut dhe proteina në urinë janë dy nga simptomat të saja. Shenjat e tjera përfshihen dhe: dhimbje koke, ndryshime në shikim ose ënjtje të pazakontë (sidomos në fytyrë).

Zakonisht preklampsia zgjidhet vetëm me lindjen e fëmijës suaj. Varësisht nga ashpërsia e rastit tuaj, mund të vie rasti që të zhvillohet një seksion C.

Lëng amniotik i lartë ose i ulët

Lëngu amniotik është pengesa mbrojtëse e foshnjës brenda mitrës. E ndihmon atë që të zhvillojë mushkëritë e tij dhe sistemin e tretjes, dhe i lejon atij hapësirë ​​për të lëvizur.

Sasia e vogël e lëngjeve (oligohidramnios) ose shumë lëngje (polihidramnios) mund të jenë të dëmshme.

Lëngu i ulët amniotik është i zakonshëm nëse kalohet data e duhur për lindje ose nëse vuani nga tensioni i lartë kronik, preklampsia, diabeti ose lupusi.

Lëngu i lartë është gjithashtu më i zakonshëm në mesin e atyre me diabet dhe nënat shtatzënë me binjakë.

Për shkak se lëngu i lartë dhe i ulët mund të shkaktojnë probleme me kordonin e kërthizës, dhe lëngu i lartë bartë rrezikun shtesë të abrupsionit të placentës (kur placenta ndahet nga muri i mitrës para lindjes së fëmijës), mjeku juaj do t’ju shikojë nga afër shtatzëninë tuaj dhe mund të rekomandojë testime të tjera, gjithashtu, dhe mund t’ju sjellë në një seksion C para datës suaj të caktuar.

Placenta previa

Organi që siguron lëndë ushqyese për fëmijën tuaj në rritje përmes kordonit të kërthizës quhet placenta. Placenta ndodhet normalisht në majë të mitrës, por nëse keni placenta previa, ajo do të vendoset në pjesën e poshtme, plotësisht ose pjesërisht e bllokuar nga qafa e mitrës (rruga e daljes së foshnjës nga barku i nënës).

Ju keni më shumë të ngjarë të keni placenta previa nëse e keni pasur atë në të kaluarën, keni pasur seksione të kaluara C, pini duhan ose jeni në moshë të shtyer.

Placenta previa, zakonisht përcillet me anë të ultratingullit tuaj 20-javorë dhe kjo do të zbulojë nëse placenta ka lëvizur deri në mitër në mënyrë që të dihet data juaj e duhur për lindje.

Placenta previa nuk mund të “trajtohet” saktësisht, por mund të menaxhohet. Për shkak se mund të shkaktojë gjakderdhje serioze më vonë gjatë shtatzënisë, mund të keni nevojë për pushim të plotë në shtratë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë është shija metalike në shtatzëni
Artikulli i rradhës A është barku im i madh apo i vogël, cila është rëndësia e madhësisë së barkut në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.