Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kanë prezantuar masat e reja anti-Covid 19 në Kosovë.
Në një konferencë të përbashkët, Kurti dhe Latifi kanë njoftuar se nga nesër në Republikën e Kosovës mund të hyjnë të gjithë ata që kanë dy doza të vaksinës.
Për ata që e kanë vetëm njërën dozë, kërkohet testimi ose dëshmia që e ka kaluar Covidin.
“Të gjithë personat që hynë në RKS duhet të kenë certifikatën e vaksinimit. Nëse personi ka vetëm një dozë, atëherë kërkohet testimi ose dëshmia që ka kaluar Covidin. Kurse nga 3 janari do vlej vetëm kartela e vaksinimit të plotë”, u shpreh ndër të tjera Dr. Latifi.
Sipas Latifit, këto masa janë marrë për të mos lejuar mbingarkesën spitalore. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. /Gazeta Shneta/




