Në një aksion inspektues të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik dhe Policinë e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, u konstatua se disa subjekte operonin me produkte dhe pajisje medicinale pa licencë, duke shkelur dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës.
Subjektet që u inspektuan dhe u gjetën të operonin pa licencë përfshijnë një pikë karburanti dhe disa barnatore në zonën e Mitrovicës së Veriut, si: “WOL Group” në Leshak, “Moja Apoteka” në Leshak dhe Leposaviq, si dhe “Tilia”, njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell Gazeta Shneta.
Pas inspektimit, produkte ilegale me banderolë të Serbisë u konfiskuan në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak. Ndërkaq, subjektet farmaceutike u ndalua veprimtaria dhe u udhëzuan për licencimin e tyre sipas ligjeve në fuqi në vend.
Ministria e Shëndetësisë theksoi se veprimtaritë që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve do të ndëshkohen në të gjithë territorin e vendit, pa dallim, për të siguruar zbatimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Njoftimi i plotë: