Është një bar i mbështetur nga disa figura konservatore të medias, por marrja e ivermectin për të trajtuar ose parandaluar COVID-19 mund t’ju çojë në spital, paralajmëron një studim i ri.
Interesi për barin ivermectin u rrit verën e kaluar pasi varianti shumë ngjitës Delta pushtoi Shtetet e Bashkuara.
Por në vend që të mbrohemi nga virusi, përdorimi i një bari të rezervuar zakonisht për kuajt dhe bagëtinë ka shkaktuar një rritje të thirrjeve në qendrat e kontrollit të helmimeve në të gjithë vendin, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Në përgjigje, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka paralajmëruar kundër përdorimit të barit, duke theksuar se asnjë formë e ivermectinës nuk është miratuar për të trajtuar ose parandaluar COVID-19.
Në raportin e fundit mbi ivermectin, studiuesit thanë se efektet anësore të rrezikshme nga marrja e këtij bari mund të përfshijnë konfuzion, humbje të kontrollit mbi lëvizjen e trupit (“ataksi”), dobësi, presion të ulët të gjakut, konvulsione, shqetësim gastrointestinal, marramendje, simptoma të shikimit ose skuqje. Efektet anësore mund të shkaktohen nga marrja e tepërt e barit ose ndërveprimi i tij me medikamente të tjera, vunë në dukje ata. /Gazeta Shneta/