Lajm i mirë për të gjitha nënat: konsumimi i 30gr çokollatë çdo ditë gjatë shtatzanisë mund të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Ka shumë përfitime që mund të vijnë me konsumimin e kontrolluar të çokollatës, këshillojnë hulumtuesit, transmeton Gazeta Shneta.
Çokollata përmban flavanolë që ka të bëjë me uljen e rrezikut të problemeve kardiovaskulare dhe kolesterolit. Sa më e errët të jetë çokollata aq më shumë flavanol përmban.
Gjithashtu, ky studim tregon se çokollata mund të ketë një ndikim pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e placentës dhe fetusit dhe se efektet e çokollatës janë të mëdha për shkak të nivelit të flavanolit.
Studimet e mëparshme gjithashtu kanë treguar se konsumimi i çokollatës gjatë shtatzanisë ulë rrezikun e preeklampsisë. /GazetaShneta/