Është vet ushtrues detyre i Spitalit të Mitrovicës, por Sadik Fejza po synon të zgjedh drejtorin mjekësor të spitalit, drejtorin e infermierisë si dhe atë të administratës
Gjatë ditës së sotme Fejza ka publikuar konkursin e brendshëm për pozitën Drejtor Mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Shneta.
Ndonëse vet është ushtrues detyre, ai ka vendosur që të zgjedh një drejtor tjetër brenda këtij institucioni.
Në konkursin me koeficient 10.8, kërkohet që kandidatët të kenë arsimim universitar dhe të jenë specialist në fushat e shëndetësisë klinike dhe menaxhmentit shëndetësor.
Fejza poashtu ka hapur konkurs edhe per drejtor të Infermierisë, si dhe drejtor i Administratës dhe Shëbrimeve të Përbashkëta.
Për pozitën e infermierisë ka vendosur kriterin e përgatitjes së lartë profesionale në lëmin e infermierisë, mamisë ose fizioterapisë. Ndërsa për administratë kërkohet diplomë fakulteti nga lëmia e biznesit dhe administratës. /Gazeta Shneta/