Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i perimeve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në shijet ushqimore të fëmijëve

Këshilla për shtatzëna 15/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron se ushqimet që konsumohen gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në preferencat ushqimore të fëmijëve vite më vonë.

Sipas hulumtimit, fëmijët reaguan më pozitivisht ndaj aromave të perimeve me të cilat kishin qenë të ekspozuar që në barkun e nënës.

Studimi u realizua nga studiues në universitete në Mbretëria e Bashkuar, Francë dhe Holandë.

Në kuadër të hulumtimit, grave shtatzëna iu dhanë kapsula me pluhur lakre jeshile ose karote. Më pas, studiuesit analizuan reagimet e fetusit përmes ultrazërit në javën e 32-të dhe të 36-të të shtatzënisë.

Fëmijët u monitoruan sërish pas lindjes, ndërsa faza më e fundit e studimit u realizua kur ata arritën moshën trevjeçare.

Studiuesit përdorën shtupa pambuku të lagura me aromë karote ose lakre, të cilat u afruan pranë hundës së fëmijëve për të vëzhguar reagimet e tyre.

Rezultatet treguan se fëmijët që kishin qenë të ekspozuar ndaj aromës së karotës gjatë shtatzënisë reaguan më pozitivisht ndaj saj edhe në moshën trevjeçare, ndërsa kishin reagime më negative ndaj lakrës. Një model i ngjashëm u vu re edhe te fëmijët e ekspozuar ndaj lakrës.

Autorja kryesore e studimit, Nadja Reissland, tha se ekspozimi ndaj aromave të caktuara në fund të shtatzënisë mund të krijojë kujtesë afatgjatë për aromat dhe shijet te fëmijët.

Sipas saj, kjo mund të ndikojë në preferencat ushqimore të tyre edhe vite pas lindjes dhe mund të ndihmojë prindërit në inkurajimin e konsumimit të perimeve.

Megjithatë, studiuesit theksuan se studimi është realizuar me një numër të vogël pjesëmarrësish dhe nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar më mirë ndikimin e këtyre faktorëve në zakonet ushqimore të fëmijëve.

Artikulli paraprakMjeku amerikan që ndihmoi pacientët në anijen me hantavirus del nga izolimi
Artikulli i rradhës Gjumi i pamjaftueshëm ose i tepërt mund të përshpejtojë plakjen e organeve

Ju sugjerojmë

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.