Sasia e rritur e kolesterolit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, dy shkaktarët kryesore të vdekjes në Shtetet e Bashkuara.
Tani studimi zbulon se konsumimi i pijeve me sheqer mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë shkruan Healthline.
Hulumtimet e reja zbulojnë se të rriturit që pinë të paktën një pije me sheqer, kur krahasohen me ata që nuk e preferojnë fare kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e dislipidemisë, ose nivele më të larta të yndyrnave jo të shëndetshme (si kolesterolin LDL ose trigliceridet), të cilat mund të rrisin rrezikun e sëmundje të zemrës përcjell Gazeta Shneta.
Gati një e treta e të rriturve amerikanë kanë kolesterol të lartë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Poashtu, sipas një hulumtimi ku ishin pjesëmarrës pothuajse 6,000 njerëz, të moshës mesatare ose më të vjetër dhe me origjinë evropiane, u analizuan për një mesatare prej 12 vjetësh.
Studimi u botua kohët e fundit në ‘’Journal of the American Heart Association’’.
Ekzistojnë dëshmi nga studime të tjera vëzhguese që konsumi më i lartë i pijeve të ëmbëlsuara me sheqer është i lidhur me rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare, “tha Danielle Haslam, autori i parë i studimit.
Pijet me sheqer, kishin një shans 98 përqind më të lartë për të zhvilluar kolesterol të ulët HDL (të mirë) dhe një shans 53 përqind më të lartë për zhvillimin e triglicerideve të larta, sipas studimit.
Poashtu vlen të ceket se kolesteroli është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për aterosklerozën, sulmin në zemër dhe goditje në tru. /Gazeta Shneta /