Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kontakti “lëkurë më lëkurë” pas lindjes përmirëson shëndetin e foshnjave

Këshilla për shtatzëna 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re shkencore nga Cochrane ka konfirmuar se vendosja e menjëhershme e foshnjës mbi gjoksin e nënës pas lindjes – i njohur si kontakti “lëkurë më lëkurë” – sjell përfitime të mëdha për shëndetin e bebes dhe duhet të bëhet praktikë standarde në të gjitha maternitetet.

Studimi, që përfshiu 69 hulumtime me mbi 7,000 nëna dhe foshnja, tregon se bebet që qëndrojnë në kontakt të drejtpërdrejtë me nënën brenda orës së parë pas lindjes kanë më shumë gjasa të ushqehen me gji, të ruajnë temperaturën, nivelin e sheqerit në gjak dhe rrahjet e qëndrueshme të zemrës, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se ndarja e nënës dhe foshnjës menjëherë pas lindjes për procedura rutinë nuk është më e justifikueshme.

“Ka prova të mjaftueshme që tregojnë se kjo praktikë përmirëson shëndetin dhe mbijetesën e foshnjave,” tha Dr. Karin Cadwell, bashkautore e studimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë e rekomandon kontaktin “lëkurë më lëkurë” si pjesë të kujdesit bazë për çdo lindje, duke e cilësuar si një nga ndërhyrjet më të thjeshta dhe më efektive për mirëqenien e nënës dhe fëmijës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOKB: Ruajtja e armëpushimit në Gaza është jetike për të ofruar ndihma dhe për të shpëtuar jetë
Artikulli i rradhës Dyshohet se janë helmuar disa nxënës të një shkolle në Pejë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.