Disa dyqane dhe biznese në Itali do të lejohen të rihapen të martën, sipas një dekreti të qeverisë të nënshkruar nga Kryeministri Giuseppe Conte.
Ndër dyqanet e lejuara për rihapje janë dyqanet e librave, lavanderi dhe dyqane veshjesh për bebe dhe fëmijë. Megjithatë, disa rajone kanë vendosur që kufizimet të mbesin edhe për pak kohë tregon CNN, transmeton GazetaShneta.
Masat do të jenë në fuqi deri më 3 maj, sipas dekretit të qeverisë.
Këto hapje janë në fuqi si një vrojtim i hapjeve në shkallë më të madhe që pritet të ndodhë gjatë “Fazës 2” të planit të Italisë për ta sjellë vendin përsëri në normalitet.
Faza 2 do të fillojë vetëm pas heqjes së masave të tjera të bllokimit, në një moment pas 3 majit.
Lehtësimi i kësaj jave të bllokimit “nuk është faza 2”, tha Gianni Rezza, Drejtor i Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit (ISS), në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje.
Shkalla e vdekjes dhe kurba e epidemisë në Itali tregojnë “sinjale pozitive që duhet të konsolidohen në kohë,” tha ai.
Në Lombardi dhe Veneto, rajonet më të goditura nga pandemia dhe dyqanet nuk lejohen të rihapen.
Dekreti i ri thotë se kudo që rihapen dyqanet në publik duhet të respektohen rregullat./GazetaShneta/