Shkencëtarët kanë pohuar se koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve pasi zbuluan një proteinë të përdorur nga infeksioni me korona për t’u lidhur me qelizat e syve.
Koronavirusi i quajtur shkencërisht dhe SARS-CoV-2 – lidhet në receptorët ACE-2, të njohura si “porta” në qelizat brenda trupit shkruan DailyMail.
Këta receptorë gjenden në traktin respirator dhe në mushkëri, të cilët janë aty ku virusi së pari infiltron qelizat, si dhe organet e tjera.
Një ekip i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins tani kanë gjetur se sytë që kanë receptorin ACE-2, i bën ata një objektiv për virusin përcjell Gazeta Shneta.
Do të thotë nëse pikat nga teshtima ose kolla e një personi të infektuar do të binin në sipërfaqen e syrit, virusi mund të fillonte infiltrimin e qelizave atje.
Kjo mund të shpjegojë pse disa pacientë kanë vuajtur nga konjunktivitin – një inflamacion që e bën syrin të kuq dhe të infektuar.
Jo vetëm që virusi mund të hynte në trup përmes syve, por lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit, thanë shkencëtarët. /Gazeta Shneta/