Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgjedhor

Lajme 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova rrezikon të hyjë në një rekord të pazakontë në Evropë, duke pasur një nga ciklet më të shkurtra zgjedhore, si pasojë e krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit institucional.

Sipas të dhënave krahasuese, vendi ka kaluar në mënyrë të shpeshtë në procese zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke e dalluar nga shumica e shteteve evropiane ku mandatet zakonisht zgjasin plotësisht.

Në shumicën e shteteve evropiane, tri palë zgjedhjet e fundit shtrihen në një periudhë prej rreth 7 deri në 10 vjet.

Kosova dallohet ndjeshëm: nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, tri zgjedhjet e fundit parlamentare do të përfshiheshin brenda një viti e katër muajsh.

Vetëm gjatë vitit 2025, Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare, ndërsa vendi po përballet sërish me mundësinë e zgjedhjeve të reja për shkak të dështimeve për të zgjedhur presidentin.

Zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025 erdhën pas një ngërçi të gjatë politik dhe pas zgjedhjeve të mëparshme në të njëjtin vit, ku asnjë parti nuk siguroi shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve stabile.

Kriza aktuale lidhet me pamundësinë për të zgjedhur presidentin, proces që kërkon kuorum të caktuar në Kuvend.

Dështimi i rundit të parë në mars dhe afatet kushtetuese që pasuan e kanë shtyrë vendin drejt një tjetër momenti kritik, me rrezik real për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike. /REL

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale mund të parashikojë ADHD tek fëmijët vite para diagnozës
Artikulli i rradhës Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po e heton rastin

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.