Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovë: Gjatë vitit që lamë pas lindën 22 mijë foshnje, emrat më të pëlqyer ishin Amar dhe Alea

Lajme 16/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë vitit 2019 janë shënuar 21798 foshnje në Kosovë – njofton Agjensia e Statistikave të Kosovës.

Sipas statistikave, mosha mesatare e grave që kanë sjellë në jetë fëmijë më 2019 ishte 29-vjeçe.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gramë., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj. Ndërkaq, foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.

Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129). Ndërsa, për djemtë emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129) etj.

Shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna kanë lindur bineq./Koha.net

 

Artikulli paraprak3 arsyjet se pse keni gurë në veshka gjatë periudhës së shtatzënisë
Artikulli i rradhës Pesë engjuj vijnë në jetë tek Spitali Lindja

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.