Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi ka emëruar sot anëtarët e rinj të Komisionit Disiplinor.
Në vendimin që ka siguruar Gazeta Shneta, Krasniqi ka emëruar pesë anëtarë të rinj dhe një tjetër zëvendësues.
Kryesues i Komisionit është emëruar Valton Ahmetxhekaj- zyrtar/jurist në Institutet Paraklinike, ndërsa anëtarë janë Naser Syla – drejtor i Emergjencës, Jehona Vasolli dhe Havushe Rexhepi nga administrata, si dhe Zana Morina nga Sindikata.
Dr. Faton Kutllovci është emëruar në cilësinë e anëtarit zëvendësues në rastet kur mungon ndonjë nga anëtarët, ndërkaq Agron Kryeziu është anëtarë zëvendësues kur mungon përfaqësuesja e sindikatës.
Kujtojmë se anëtarët e vjetër Shpend Haxhibeqiri dhe Violeta Grajqevci javë më parë kanë dhënë dorëheqje nga ky komision. /Gazeta Shneta/