Një delegacion i Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës ka vizituar sot Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Gjinekologët Dr. Naser Rafuna, Dr. Jakup Ismajli, Prof. Selami Sylejmani dhe Dr. Memli Morina janë pritur nga Prof. Orion Gliozheni dhe Dr. Genc Hyska – drejtor i Maternitetit “Koço Gliozheni”.
Mjekët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shoqatave dhe klinikave në Prishtinë e Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Sot, delegacioni i Kryesisë së Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës i përbërë nga Dr. Naser Rafuna, Dr. Jakup Ismajli, Prof. Selami Sylejmani dhe Dr. Memli Morina u takua me Prof. Orion Gliozheni dhe Dr. Genc Hyska (drejtor i Maternitetit “Koço Gliozheni).
U diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy shoqatave dhe shkëmbimin e dyanshëm të mjekëve specializantë.
Poashtu, shoqata jonë pritet që së shpejti të bëhet anëtare e The South East European Society of Perinatal Medicine.
Krahas të qenurit pjesë e FIGO dhe EBCOG, anëtarësimi në Shoqatën e Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale, do të ofrojë mundësi për perfeksionim profesional të anëtarësisë së shoqatës sonë.