Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krijohet zemra artificiale prej silikoni, gjithçka që duhet të dinë për të

Teknologji 29/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

ZYRIH- Një zemër artificiale e butë, e para në llojin e saj është krijuar nga Instituti i Kimisë dhe Bioinxhinierisë në Universitetin Politeknik Qendror të Zyrihut, universiteti ku ka studiuar edhe Albert Einstein.

Studiuesi Nicholas Cohrs, 30-vjeçari pjesë e ekipit që ka bërë këtë zbulim është i mendimit se me anë të zemrës artificiale të stampuar në 3D mund t’ju vihet në ndihmë 26 milionë njerëzve që pësojnë çdo vit atake kardike dhe e kanë të nevojshme ndërrimin e këtij organi jetik.

“Zemrat artificiale që përdoren sot janë prej metali dhe krijojnë shumë probleme. Nuk kanë asgjë të përbashkët me organet njerëzore”,- shprehet ai.

Sa për zemrën më të re të krijuar, ai thotë se: “Është e gjitha prej silikoni dhe peshon 400 gramë. Në krahasim me modelet e vjetra, kjo lloj zemre është dyfish me rezistente”.

Projekti për krijimin e zemrës 3D prej silikoni mban emrin “Zurich Heart Project” dhe për të po punon një grup kërkuesish prej 20 personash në Zyrih dhe Berlin.

Por si mund të vihet në funksion zemra 3D?
“Fillimisht bëhet skanimi i zemrës së pacientit, që të riprodhohet një model dixhital i saj. Më pas nga kompjuteri, falë stampimeve 3D, realizohet kopja që do të stampohet më pas si organi e ri prej silikoni. Rezultati që marrim është një zemër me të gjitha përmasat e kërkuara”,- thotë studiuesi.

Po sipas studiuesit, një shpikje e tillë siguron përputhje gati të plotë me pacientin, duke eleminuar efektet anësore siç është edhe tromoboza.

Artikulli paraprakShumë nga ju po konsumojnë ananas, por pak femra e dinë se çfarë efekti ka në gjoks
Artikulli i rradhës Ju kujtohet bebi që kishte lindur me flokë të gjata? Ja se si duket tani

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.