Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas gjendjes së krijuar në vend si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve ai mori disa vendime.
Ndër të tjera është thënë se qytetet me numër më të madh të personave të infektuar nga COVID-19, do të kenë vendosje të kufizueshmërisë së lëvizjes shkruan Gazeta Shneta.
Qytetet në fjalë si Prishtina, Ferizaji, Prizreni dhe Vushtrria do të kenë kufizueshmëri të lëvizjes nga ora 21:00-05:00.
Kjo kufizueshmëri do hyn në fuqi prej ditës së hënë, 6 korrik 2020 – njofton Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /Gazeta Shneta/