Shtatzënia e çdo gruaje është unike, kështu që ju mund të mos i përjetoni të gjitha ndryshimet e përshkruara në këtë artikull.
Si gjithmonë, nëse vëreni ndonjë ndryshim që ju shqetëson, përmendni dhe flisni së bashku me ofruesin e kujdesit shëndetësor shkruan WebMD.
Dhimbjet e renditura më poshtë konsiderohen një pjesë normale e shtatzënisë e vecanerisht në tremujorin e dytë përcjell Gazeta Shneta.
Një nga ndryshime për të cilin do flasim është dhe:
Ndryshimet e gjirit
Shumica e grave shtatzëna do të ndiejnë disa ndryshime në gjinjtë e tyre. Gjinjtë tuaj do të rriten në madhësi pasi gjëndrat tuaja të qumështit zmadhohen dhe indi yndyror zgjerohet, duke shkaktuar qëndrueshmëri dhe butësi të gjirit tipikisht gjatë muajve të parë dhe të fundit të shtatëzanisë.
Venat kaltëroshe gjithashtu mund të shfaqen ndërsa furnizimi juaj me gjak rritet. Thithkat tuaja gjithashtu mund të errësohen, dhe nganjëherë një lëng i trashë i quajtur kolostrum mund të rrjedhë nga gjinjtë tuaj. Të gjitha këto ndryshime janë normale.
Rekomandime:
-Vishni një sytjene që ofron mbështetje të fortë.
-Zgjidhni material pambuku ose ato të bëra nga fibra natyrale.
-Merrni një sytjene më të madhe pasi gjoksi juaj bëhet më i madh dhe më i plotë.
-Vendosni një copë pambuku ose garzë në secilën anë të sytjenave për të thithur lëngun që rrjedh.
-Lani gjinjtë tuaj me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë që nuk do të shkaktojë thatësi. /Gazeta Shneta/