Komiteti i infermierëve tash e një kohë të gjatë kanë shprehur pakënaqësit e tyre për pagat e kujdestarive.
Në emisionin Shneta, kryetari i Sindikatave të infermierëve, Përparim Berisha, ka treguar se sipas përllogaritjeve një infermier paguhet 1,50 cent për orë gjatë kujdestarive.
“Paga prej vetëm 18 euro, që i bjen vetëm 1,50 cent për orë, është shumë e ulët është shumë e ulët në krahasim me mjekët që marrin 169 euro për një ditë, nuk na paguhen as orët shtesë as rrezikshmëria nuk dallohemi as nga ditët e vikendeve”, u shpreh ai.
Ai shton se në vazhdimsi kanë kërkuar që të paguhen sipas ligjit të punës, duke theksuar se për një ndërrim të punës në vikend duhet të paguhen plus 50 përqind “për ndërrimin e natës plus 30 përqind për festa plus 50 përqind dhe për orës shtesë plus 30 përqind”.
Për vite me radhë institucionet shëndetësore në vend janë duke u ballafaqur me mungesë të stafit shëndetësore, duke përfshirë edhe infermirët.
Berisha, në mes të tjerash, shprehet i shqetësuar edhe për ikjen e infermirëve nga vendi. Ai potencon se vitin e ardhshëm pritet që rreth 1 mijë inferierë të lënë vendin.
“Infermierët po ikin shumë. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur 384 infermierë që i bjen një infermier ka ik çdo ditë. Këtë vit pritet të ikin rreth 1 mijë infermierë vetëm në qendrën emergjente janë rreth 80 infermierë rreth 12 prej tyre kanë kontrata me shtetin gjerman rreth 13 përqind e stafit të emergjencës këtë vit apo fillimin e vitit të ardhshëm do ta braktisin shtetin”, tregon kryetari.
Klinikat dhe spitalet rajonale në vend janë duke u ballafaqur me mungesë të infermierëve, për shkak të mungesë së tyre, infermierët aktual detyrohen të kujdesen për dhjetra pacientë për gjatë orarit të punës së tyre edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Raportit të Komisionit Evropian një infermierë duhet të kujdeset vetëm për katër pacientë.
Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve, Endlirat Duraku, tregon se gjatë kohës sa ka punuar në turne është detyruar të kujdeset për mbi 25 pacientë.
“Unë personalisht deri kohën e fundit sa kam punuar vetëm me turne jam kujdesë për 26 deri 27 pacientë ky është një fakt, një shemull konkret sa i përketë numri të duhur dhe atij spektri të duhur se sa infermier duhet të kujdesen për pacientë në mënyrë që cilësia e tyre të jetë e mirë”, tregon nënkryetari.
‘Grevat në vesh të shurdhër’
Në mesin e shumë kategorive në nivel vendi të cilët kanë mbajtur greva si shenjë pakënaqësie për pagat e tyre të punës janë edhe infermierët.
Mëngjesin e pesë prillit me dhjetra infermirë mbajtën grevë një orëshe ne oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Përveç rritjes së koeficientit të pagave, infemierët kërkojnë përfaqësim edhe në Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si dhe pjesmarrje në Komisionin Diciplinor.
Kryetari i Sindikatës së Infemrierëve, Përparim Berisha, thotë se greva është mjeti i fundit të cilin e përdorin për të shprehur pakënaqësit e tyre mirëpo për shkak se kërkesat e tyre të vazhdueshme nuk janë përfillur nga krerët e shtetit ata janë detyruar të bëjnë një gjë të tillë.
Ndërsa, nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirak Duraku, thotë se infermieret janë mbet peng i pandemisë dhe i neglizhencës institutcionale.
Sipas tij, infermierët janë quajtur heronjë mirëpo janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.
“Infermierët kanë mbet peng i pandemisë dhe i neglizhencës institucionale, na kanë ngjitur një titull ‘hero’ mirëpo trajtimin e kemi pasur si qytetarë të dorës së dytë, sigurisht jemi të detyruar të reagojmë në mënyrë që të sensibilizojmë edhe qytetarët por edhe institutcionet shëndetësore”, pohon ai.
Ai tutje shton se jo secili mantelbardhë posedon edhe ordinancë private, përderisa thekson se ka infemierë të cilët detyrohen të bëjën edhe punë dytësore, jashtë profesionit të tij, në mënyrë që të mbulojë shpenimet mujore.
Grevat sipas tij nuk kanë pasur asnjë ndikim pozitivë.
“Në kohën kur është mbajtur greva ndihma e infermierëve për qytetarët ka qenë absolute. Fatkeqësisht nuk patë rezultat pozitiv përveç atyre takimeve sa për foto me dal në publike si komiteti kemi ardhur në atë pikën ku nuk e kemi lluksin vetëm sa për foto. Andaj ne jemi në konsulta të vazhdueshme, po presim edhe ndryshimet tjera të sindikatave tjera”, u shpreh ai./Gazeta Shneta/