Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kthesa e madhe e shkencës, trajtimi i kataraktit me pikatore

Teknologji 05/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A do të jetë një ditë e mundur, që të trajtohet katarakti dhe rikthimi i shikimit të qartë, me një solucion të vetëm? Është kjo rruga e mundshme, e hapur tashmë nga një studim që ka identifikuar molekulën, e cila është në gjendje t’i rikthejë transparencën kristalinës. Për momentin, trajtimi është eksperimentuar vetëm tek kafshët, qentë e prekur nga një formë e lindur e kataraktit, dhe rezultatet kanë qenë të mirë.

Mutacion

Studiuesit, nga qendra kërkimore kineze dhe amerikane, janë nisur nga identifikimi i një mutacioni të veçantë gjenetik tek pjesëtarët e disa familjeve, të prekur nga një formë e rëndë e kataraktit të lindur. Shkencëtarët kanë gjetur një mutacion të veçantë të gjenit që kodifikon një enzimë, e cila quhet sintazë lanosterol. Kjo enzimë e prodhuar tek kristalina, nxit nga ana e vet prodhimin e lanosterolit, një molekulë që, me mekanizma ende jo tërësisht të qartë, luan një rol të rëndësishëm në pengrimin e kataraktit.

Çfarë është katarakti?

Ky shqetësim, në format jo të lindura, është tipik në moshën e madhe. Praktikisht, konsiston në humbjen progresive të transparencës së kristalinës, lentja natyrore e syrit, që përbëhet nga proteina transparente të quajtura alfa-kristalina dhe beta-kristalina. Me moshën, këto proteina oksidohenkristalina turbullohet, dhe pamja turbullohet, ndërkohë që në raste shumë të rëndë çon edhe në verbim total.

Shkencëtarët kanë verifikuar rolin e lanosterolit duke ia hedhur me pika enzimën disa qenve të prekur nga katarakti. Pamja e tyre u përmirësua dukshëm. Hipoteza është që kjo enzimë eleminon grumbullimin tipik të proteinave që shkaktojnë fenomenin e kataraktit. Versioni i proteinës që ka pësuar mutacion, identifikuar në rastet e kataraktit të lindur, nuk arrin ta kryejë këtë funksion.

Në të ardhmen

Sot, ndërhyrja e heqjes dhe zëvendësimit të kristalinës për të korrigjuar kataraktin është një prej më të ndjkurave në botë, dhe pritet që me plakjen e popullsisë, numri i operacioneve do të dyfishohet pas njëzetë viteve. Dhe pavarësishts e ka arritur nivele të lartë saktësie dhe sigurie, mbetet gjithësesi një operacion i vogël kirurgjik, me efekte të mundshëm anësorë. Për këtë arsye, perspektiva e trajtimit të kataraktit me pikatore shihet si një perspektivë shumë interesante.

Artikulli paraprakDieta për gratë në menopauzë
Artikulli i rradhës Sa gota ujë duhet të pijë gruaja shtatzënë?

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.