Folati dhe acidi folik janë forma të vitaminës B, të cilat janë të nevojshme gjatë shtatzënisë dhe ndihmojnë në parandalimin e disa defekteve të lindjes.
Ato gjenden natyrshëm në ushqime të tilla si perime dhe fruta, ndërsa acid folik është forma sintetike e folatit dhe shtohet në shtesa dhe ushqime të fortifikuara. Është mirë që të merrni lëndë ushqyese, si folati, nga ushqime të papërpunuara.
Përdorimi i përditshëm i acidit folik për gratë shtatzëna është 400-800 mikrogramë në ditë (0.4-0.8 miligramë), ndërsa kufiri i sipërm i rekomanduar nuk është më shumë se 1000 mikrogramë (1.0 miligramë) të acidit folik në ditë.
Acidin folik mund ta gjeni në perime si: bamje, spinaq, shparg, brokoli, panxhar si dhe patate. Ndërsa tek frutat kemi: avokadon, papaja si dhe lëngu i portokallit.
Acidi folik mund të gjendet gjithashtu në: fasule, bizele, kikirikë, mish, mëlçi, makarona e kështu me radhë./Gazeta Shneta/