Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdes: Ka raste që mund të ngelësh shtatzënë përmes seksit anal

Këshilla për shtatzëna 02/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fotografia: Getty Images

Doktorët konfirmojnë idenë se gratë mund të mbesin shtatzëna nga seksi anal. Urologu Dr. Brian Steixner ka bërë të ditur se ka trajtuar një paciente që kishte mbetur shtatzënë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me partnerin e saj.

Ajo kishte një gjendje të rrallë të quajtur “keqformim kloakal”, i cili prek një në 50,000 njerëz. Kjo ndodh kur, në fazat e parë të shtatzënisë, zorra e trashë, vagina dhe uretri nuk arrijnë të ndahen në tre tuba të veçanta. Në këtë rast urina dhe jashtëqitjet kalojnë në të njëjtin kanal, i cili hapet tek zona mes anusit dhe valvulës, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo gjendje e rrallë mund të trajtohet me anë të operacionit për të krijuar tre kanale të ndara dhe dy hyrje, një anus dhe një vaginë. Vajza i ishte nënshtruar një operacioni të tillë kur ishte e re, por si duket procedura nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Ndoshta nga gabimi i mjekëve apo sepse trupi i saj nuk ka reaguar siç duhet pas operacionit, por vajzës i ishte formuar një fistul, një lidhje jonormale midis organeve (në rastin e saj, mitra ishte lidhur me zorrën e trashë). Çdo muaj, gjatë ciklit menstrual, ajo kishte gjakderdhje nga anusi.

“Vajza kishte kryer vetëm seks anal para se të ngelej shtatzënë, ndoshta ngaqë ajo nuk kishte mundësi të penetrohej në vaginë. Pasi i bëmë disa teste, kuptuam se gruaja kishte ngelur shtatzënë nga seksi anal”, tha dr. Steixner për revistën Men’s Health.

Në këtë rast, çdo formë e lindjes natyrale është e pasigurt, thotë doktori, prandaj kanë vendosur që pacientja të lindë me anë të operacionit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi mund ta kuptoni që fëmiu juaj ka parazitë në zorrë
Artikulli i rradhës Ja çfarë tregojnë goditjet e forta të fetusit në bark gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.