Duket si një lajm jo i mirë për çiftet që janë në pritje të një bebeje, fakti që duhet të hiqni dorë nga seksi oral pasi që mjekët kanë ardhur në përfundim se ai mund të ketë pasoja të rënda për gratë me barrë.
Kjo për shkak të sistemit të jo aq të mirë imunitar, gratë shtatzëna shihen si më të rrezikuara nga infeksionet që janë seksualisht të transmetueshme, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.
Ndërsa rreziqet më të mëdha priten të bëhen të dukshme në qoftëse nëna është e prekur me herpes në organet gjenitale, e njëjta vlen edhe për bashkëshortin. Nëse gruaja preket nga ky infeksion derisa është me barrë, fëmija shihet të jetë 50 për qind më shumë i rrezikuar të lind me këtë infeksion, sipas ekspertëve.
Por ekziston një ulje të rrezikut nëse foshnja sillet në jetë me anë të operacionit cezarian. “Nëse lindin me lindje natyrale dhe nëna është infektuar me herpes, është shumë më e rrezikshme për fëmijën e palindur akoma, i cili i duhet të vijë në këtë botë me një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, tregon gjinekologia Natalie Greenëold.për ”The Independent”./Living.al/