Gjatë shtatzënisë, është e pa mundur që të vishemi gjithmonë në stil dhe të dukemi në formë.
Por, sigurisht që periudha e shtatzënisë është më delikatja përsa i përket kujdesit për veten dhe preferohet një kujdes më i shtuar.
Qimet e shumta janë armiqtë e femrës, por në shtatzani është jo i këshillueshëm dylli. Më mirë të përdorni briskun, pasi shumë femra shtatzanë vuajnë nga kapilarët e dobët dhe dylli, në rast se është i ngrohtë, mund të përkeqësojë situatën.
Duhet të evitoni dhe depilimin me lazer, sepse nuk janë të sigurt mbi shëndetin e fetusit. Në shtatzani nuk është gjithmonë e mundur të përdorni të njëjtat produkte që aplikohen para se të mbeteshit shtatzanë.
Gjithashtu, edhe lyerja e flokëve bëhet në mënyrë kushtëzuese, në atë mënyrë që të mos jetë në tremujorin e tretë të shtatzënisë.
Për çdo hap tjetër të kujdesit personal higjienik, preferohet konsultimi me kujdestarët shëndetësor./Përnënat.al/