Zakonisht besohet se disa forma të stërvitjes, siç janë sportet që kërkojnë rezistencë të madhe, e shtypin sistemin tuaj imunitar dhe ju lënë në rrezik të infeksioneve, siç mund të jetë ftohja e zakonshme. Megjithatë, studimet e fundit sugjerojnë që kjo ndoshta nuk është e vërtetë. Në fakt, stërvitja duket se vetëm se e përmimrëson sistemin imunitar.
Ideja se stërvitjet e tilla si maratona përkeqësojnë imunitetin rrjedh nga hulumtimi në vitet 1980 dhe 1990. Në këto studime, konkurrentët e në maratonën e Los Angeles, u pyetën nëse kishin simptoma të infeksioneve në ditët dhe javët pas garës. Shumë prej tyre ishin përgjigjur pozitivisht, duke çuar në idenë se maratona rrit rrezikun e infektimit, transmeton GazetaShneta.
Por në të vërtetë, stërvitja del të ketë një ndikim të thellë në imunitetin, por tani e dimë se këto ndryshime janë keqinterpretuar, shpjegon The Conversation.
Stërvitja e rregullt bën që qelizat imuninate të ndryshojnë në dy mënyra. Fillimisht, gjatë stërvitjes, numri i qelizave imune në qarkullimin e gjakut rriten në mënyrë dramatike. Disa qeliza, si ato të njohura si “qelizat vrasësë” të cilat merren me infeksione, rriten dhjetë herë. Pastaj, kur mbaron stërvitja, disa qeliza imune në gjak zvogëlohen në mënyrë substanciale, ndonjëherë duke rënë në nivele më të ulëta sesa para fillimit të stërvitjes për disa orë.
Një shembull tjetër që ka mundur të krijojë përshtypjen se sportet si maratona mund të krijonë infeksionet lidhet me mushkëritë. Kur ju jeni duke vrapuar shpejtë, mushkëritë tuaja janë të hapura dhe keni frymëmarrja bëhet më e shpejtë dhe më e thellë gjatë stërvitjes duke e rritur mundësinë e thithjes së diçkaje infektive.
Për të minimizuar rrezikun e infektimeve të mundshme gjatë ose pas një ngjarje masive sportive, është e rëndësishme të ruash higjienën. Lani duart ose përdorni xhel antibakterial dhe antiviral dore, mos prekni gojën, sytë dhe hundën, mos ndani shishet e ujit më personat e tjerë dhe minimizoni kontaktin me njerëz që mund të kenë infeksion./GazetaShneta/